Bastisje në Skënderaj, sekuestrohen aparate, monitor e kompjuterë

Dje Policia në Skënderaj ka realizuar një bastisje mbi dyshime për veprimtari të kundërligjshme ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lidhur me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale të lartë cekur.
Siç bëhet e ditur nga Policia, si rezultat i bastisjes në lokalin ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate (5), tre (3) monitor, tre (3) kompjuterë, një (1) printerë, një (1) skaner, dhe prova tjera që ndërlidhen me veprën penale./21Media

Show More
Back to top button