Ukraina planifikon evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut

Ukraina shpreson të evakuojë sot civilët nga fabrika e madhe e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, ka thënë zyra e presidentit ukrainas.
“Një operacion është planifikuar sot për të nxjerrë civilët nga uzina”, citoi agjencia e lajmeve Reuters të ketë thënë zyra e Volodymyr Zelensky.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres diskutoi evakuimin e civilëve nga Mariupol kur u takua me Zelenskyn të enjten, transmeton rtv21.tv.
Guterres tha se diskutime intensive ishin duke u zhvilluar për të mundësuar evakuimin e fabrikës së çelikut Azovstal – pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus – e cila është goditur nga forcat ruse.
Të martën, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord “në parim” për përfshirjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq në evakuimin e njerëzve nga uzina.
Besohet se qindra burra, gra dhe fëmijë janë ende të strehuar në atë vend./21Media

Back to top button