Bastisje në veri, Policia jep detaje të reja

(Lajm i përditësuar)


Bastisje në veri, Policia jep detaje të reja

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për rtv21.tv ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e të dyshuarve për nxitje e urrejtjes duke vendosur pamflete me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.

Elshani ka treguar se të katër personat e daluar nga Policia janë të mitur.

Ai tutje ka njoftuar se pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshir edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit.

”Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshir edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur”, tha Elshani.

 


Bastisje në veri, kapen 1500 pamflete me foto për nxitje të urrejtjes

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë intervistuar nga Policia e Kosovës për nxitje e urrejtjes duke vendosur pamflete me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.

Për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë zhvilluar bastisje në katër lokacione, tri në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zubin Potok.

Ai gjithashtu njoftoi se nga këto bastisje janë konfiskuar mbi 1 mijë e 500 pamflete me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast” Përpos personit të parë që është arrestu, 3 të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur. Mbi 1500  pamflete janë konfisku 4 bastisje janë zhvillu deri tash (3 Mitrovica Veri, 1 në Zubin Potok)”, tha Elshani./21Media

Back to top button