Bayerni bën një hap para titullit të 11-të radhazi në Bundesliga

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Schalkes, ku pikët e plota i takojnë kampionit gjerman.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka shkatërruar 6:0 skuadrën e Schalkes.

Golat për kampionin gjerman i shënuan Muller (minuta e 21’), Kimmich (minuta e 29’), Gnabry (minuta e 50’ dhe 66’), Tel (minuta e 80’) dhe Mazraoui (minuta e 90+2’).

Me këtë fitore, Bayerni bën një hap para titullit të 11-të radhazi në Bundesliga, ku ngjitet në kuotën e 68 pikëve në vendin e parë, katër sosh më shumë se Borussia Dortmundi në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Schalke renditet në pozitën e 16 në tabelë me 30 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 6:0 në favor të Bayernit.

Back to top button