Bayerni i ofron pagë marramendëse Manes

Bayerni pritet të bëjë një ofertë të tretë për Sadio Manen gjatë ditëve në vijim, me raportet që pretendojnë se ylli i Liverpoolit është afër arritjes së një marrëveshjeje.
Mane ka parë tashmë dy oferta për shërbimet e tij të refuzuara këtë verë, me burime në Liverpool që e përshkruajnë ofertën e dytë të Bayernit për sulmuesin 30 vjeçar si qesharake.
Kampioni i Bundesligës fillimisht ofroi 24 milionë euro plus 4.6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, ndërsa oferta e tyre pasuese ishte me vlerë prej 27 milionë eurosh dhe 7.4 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, bonuse këto që u cilësuan qesharake nga krerët e gjigantit anglez.
Ndërkaq, tani sipas raportimeve në Gjermani, Bayerni është i përgatitur të bëjë një ofertë të tretë, e cila do të kap shifrën prej 40 milionë eurosh.
Po ashtu, sipas disa spekulimeve bëhet e ditur se Mane do të përfitojë te Bayerni një pagë prej 415,000 eurosh në javë, ekuivalente kjo me afro 20 milionë euro në vit.

Back to top button