Osmani takon nesër presidentin e Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër pret në takim presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi pritet të fillojë nga ora 10:00, ndërsa pas takimit do të mbahet një konferencë për media në orën 11:00.
Para vizitës në Kosovë, Michel ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik për BE-në më shumë se kurrë./21Media

Back to top button