Bayerni refuzon Barcelonën për Alcantaran

Klubi bavarez i ka thënë jo ofertës së Barcelonës për Thiago Alcantaran

Spekulimet për një rikthim të Alcantaras për një rikthim të mundshëm në Barcelonë i ka hedhur poshtë kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich.

Drejtuesit e klubit blaugrana janë vendosur në kërkim të një mesfushori shumë cilësor për të përforcuar skuadrën në verë. Thiago Alcantara në fakt nuk do të ishte kundër rikthimit te skuadra ku i bë i famshëm por duke marrë parasysh kërkesat e kampionëve të Gjermanisë dhe buxhetin e vogël që ka në dispozicion Barcelona për afatin kalimtar të verës, gjasat që 25-vjeçari të veshë sërish fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm janë vërtetë të pakta.

Te Bayerni e konsiderojnë Thiago Alcantarën, një lojtar të pazëvendësueshëm dhe interisimit fillestar të Barcelonës për mesfushorin drejtuesit e klubit bavarez u janë përgjigjur me një jo kategorike.

Back to top button