BB: Pandemia e kthen Kosovën në nivelin që e kishte më 2015

 

Mbi 78% e 15-vjeçarëve në Kosovë dhe mbi 50% në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, janë praktikisht analfabet (nën nivelin 2 të aftësive sipas standardit të PISA-së).

Goditja e pandemisë COVID-19 ndaj sistemit arsimor, do të ketë ndikim negativ, si në planin afatshkurtër, një ashtu edhe në atë afatgjatë.

Të hyrat ekonomike do të pësojnë rënie dhe hendeku i pabarazisë në mësim do të rritet.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjigjur secila në mënyrën e saj ndaj ndërprerjes së mësimit, duke ofruar secila modalitete të ndryshme mësimi në distancë.

Megjithatë, përkundër veprimit të shpejtë, dëmet në shkollim do të jenë të pashmangshme dhe të konsiderueshme.

Kjo nënkupton që do të ketë rritje të numrit të nxënësve që do të mbesin mbrapa në mësime, apo që do të lënë shkollën tërësisht.

Supozohet se paaftësia në aspektin e shkrim-leximit, do të rritet nga 53 në 61 përqind.

Edhe para fillimit të përhapjes së Pandemisë COVID-19, arsimi në Ballkanin Perëndimor përballej me vështirësi.

Nuk mund të thuhet se ofrohen shkathtësi për të cilat tregu i punës ka nevojë.

Shqyrtimi i rezultateve të testit PISA 2018 tregojnë se 53% e nxënëseve nuk përvetësojnë shkathtësi të cilat janë të domosdoshme për tregun e punës.

Mbi 78% e 15-vjeçarëve në Kosovë, dhe mbi 50% në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi, janë praktikisht analfabet (nën nivelin 2 të aftësive sipas standardit të PISA-së).

Për shkak të pandemisë, pikët mesatare mund të bien në aspektin afat-shkurtër, duke i kthyer disa vende në nivelin që për herë të fundit ishte parë më 2015.

Nëse një nxënës merr mesatarisht 40 pikë në PISA gjatë një viti shkollorë, dhe shkollat janë të mbyllura për katër muaj, dhe nuk ka mësim në distancë, kjo do të thotë se mësimi në Ballkanin Perëndimor do të bie për 16 pikë në PISA.

Me një skenar të ngjashëm, mirëpo me mësim në distancë, mesatarja bie për 9 pikë në PISA, meqë supozohet se mësimi në distancë nuk është po aq i efektshëm sa ai në shkollë.

Për Kosovën, kjo do të thotë se do të bie në nivel më të ulët se që kishte më 2015 (347 pikë). Ndërsa për Shqipërinë parashihet të j përafërsisht në nivelin e vitit 2012.

Mbyllja e shkollave do të vë në pah edhe më shumë pabarazinë e madhe në mësim

Dallimi në mes suksesit të nxënësve të pasur dhe atyre të varfër, tashmë vlerësohet me 1.5 vite shkollim në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë (66 pikë në PISA).

Përvoja nga recesionet e mëparshme tregojnë se, kur buxheti shtetëror pëson goditje, atëherë kjo reflektohet edhe në shpenzimet për nxënës.

Sistemet arsimore në Ballkanin Perëndimor duhet të shpenzojnë me më shumë maturi, mirëpo vendet si Shqipëria dhe Kosova, po ashtu duhet të investojnë më shumë në sistemet e tyre arsimore.

Buxheti për arsim duhet të jetë adekuat, për të siguruar kushtet minimale për përballje me shpenzimet shtesë pas pandemisë COVID-19.

Shpenzimet do të jenë thelbësore për t’u siguruar që nxënësit ta zënë hapin në mësime, dhe po ashtu të parandalohen pabarazitë e mëtejshme sa i përket shkollimit./kp

Back to top button