Kurti nga Antalia: Vetëm të bashkuar mund ta ndalim Putinin

 
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ndalet vetëm kur bota është e bashkuar.
Kurti është duke marrë pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë, dhe atje ështe takuar me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button