Kaloni te përmbajtja kryesore

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Me largimin e një partneri shqiptar, kjo shumicë nuk ka legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj Qeverisë, duke e akuzuar për dështim të plotë në ruajtjen e demokracisë ndëretnike.

Sipas BDI-së, largimi i një tjetër partneri shqiptar (ASH-së së Taravarit) e ka kthyer këtë shumicë në një qeveri monoetnike pa legjitimitet etnik.

“Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike pa legjitimitet etnik është shndërruar më në një qeveri monoetnike. Është koha që legjitimiteti i përfaqësuesve politikë të rivlerësohet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thuhet në reagim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button