BDI përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.
Nga kjo parti thonë se ky veprim shpërben për profilizim ndërkombëtarë të vendit.
“BDI vlerëson se ky është suksesi i madh i vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Nën sloganin ‘për njerëzit bëhet fjalë’, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmęrisë rajonale dhe globale. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndērkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimii profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Maqedoniae Veriut deri më tani shpesh herë e ka treguar kapacitetin e saj, se pêrmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe udhëheqjes demokratike, i realizon qëllimet e veta si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thonë nga BDI./21Media

Back to top button