Vdiq në QKUK personi i cili ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri

Ka vdekur në QKUK një person i cili ishte aksidentuar natën e Vitit të Ri.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Back to top button