BE dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale

Olszevski: Do të kontribojnë për një vlerësim të plotë rreth procesit të zgjedhjeve
Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë. Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë, zëvendës shefi i misionit, Konrad Olzheski, tha se po i përcjellin 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë, secili me nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat e Kosovës./21Media
 
 

Back to top button