BE dhe AstraZeneca në ‘hap përpara’ për vaksinat

 

Bashkimi Evropian bëri të ditur se firma britanike-suedeze, AstraZeneca tani do të sigurojë një shtesë prej nëntë milion dozash të vaksinës Covid deri në mars, pas disa ditësh të kritikave të programit të vaksinimit të bllokut.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se ishte një “hap përpara”.

Por, 40 milion doza që priten tani janë ende vetëm rreth gjysma e asaj që pritej, mes problemeve të vazhdueshme të furnizimit, shkruan BBC.

Komisioni ka qenë i përfshirë në një grindje shumë të kritikuar me Mbretërinë e Bashkruar dhe AstraZeneca javën që lamë pas.

Në veçanti u dënua për kërcënimin e saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore për të parandaluar që vaksinat e prodhuara në BE të arrijnë në MB.

Kufiri ishte një nga problemet më të vështira për t’u kapërcyer në marrëveshjen e rënë dakord së fundmi për Brexit, pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

BE ishte e zemëruar që Britania po merrte furnizimet e saj të kontraktuara të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar nga AstraZeneca, ndërsa pësoi një mungesë. Kështu që, blloku njoftoi se po fuste kontrollet e eksportit në vaksinat e koronavirusit të bëra brenda BE-së në përpjekje për të mbrojtur furnizimet e tij. Marrëveshja e Brexit-it siguron që nuk ka pengesa për tregtinë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Back to top button