Hoti kërkon masa urgjente ndaj policëve që e keqpërdorin detyrën

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti kërkoi që të ndërmarrin gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.

Hoti gjithashtu kërkoi nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë.

Këto kërkesë Hoti e a bërë gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kryeshefin Ekzektuiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.

Në muajin dhjetor  janë suspenduar dy policë të Kosovës në komunën e Vushtrrisë pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një incident me disa qytetarë. Kurse, Inspektorati Policor i Kosovës muajin e kaluar arrestoi zyrtarin policor, i cili në një video-incizim i publikuar këtë vit shihej duke sulmuar një 18 vjeçar në vitin 2018./21Media 

Back to top button