BE i bën thirrje Rusisë që t’i kthehet marrëveshjes së grurit

BE-ja po i kërkon Rusisë të anulojë vendimin e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi.
“Rusia duhet t’i kthehet marrëveshjes për të lejuar korridoret detare për ushqimin të arrijnë në botë”, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Vendimi i Rusisë “vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave shumë të nevojshme për të trajtuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e saj kundër Ukrainës”, shtoi ajo.
Më vete, Komisioni tha se puna do të vazhdojë për të përmirësuar të ashtuquajturat “korsi solidariteti”, të cilat lehtësojnë eksportet nga Ukraina në BE nëpërmjet hekurudhave, rrugëve dhe rrugëve lumore.
Që nga maji, më shumë se 14 milion tonë produkte bujqësore janë eksportuar duke përdorur këto korsi – sipas Komisionit.
Në të njëjtën periudhë, rreth 15 milionë tonë produkte jobujqësore, si çeliku, u eksportuan nëpërmjet këtyre rrugëve./21Media

Back to top button