PDK pas vendimit për targat: Këto vendime duhet të merren në koordinim me ShBA-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat do të has në vështirësi në zbatim dhe se i njëjti do të duhej koordinuar me aleatët ndërkombëtarë sidomos SHBA-të.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu për RTV21 tha se kjo çështje pa koordinim me aleatët do të ketë ndërlikime të ndryshme.
“Vet fakti se ka një qasje të tillë të ndërlikuar pa nevojshme ka një ndërlikim dhe s’do mend që do të ketë edhe ndërlikime të natyrave të ndryshme edhe më tutje… Ne mendojmë që këto bëhet duke i kooridnuar vendimet tona me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe kjo s’po ndodhë sa do të duhet dhe për atë mund të ketë ndërlikime të shumta. Kemi të bëjmë me një Qeveri e cila nuk është transparente”, tha Abdullahu.
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS./21Media

Back to top button