BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Iranit

Anëtarët e Bashkimit Evropian ranë dakord për sanksione të reja kundër Iranit për furnizimin e dronëve që janë përdorur për të sulmuar Ukrainën, njoftoi të enjten Presidenca çeke e BE-së.
“Ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën”, njoftoi Presidenca në Twitter, duke shtuar se sanksionet do të hyjnë në fuqi të enjten pasdite.
“Shtetet e BE-së vendosën të ngrijnë asetet e tre individëve dhe një entiteti përgjegjës për dërgesat me dron”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se BE-ja është gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë të mëparshme sanksionesh.
Irani ka mohuar furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në Ukrainë, duke thënë javën e kaluar se “nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë”.
Të mërkurën, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali tha se blloku kishte prova të mjaftueshme për të sanksionuar Iranin në lidhje me furnizimin me dronë në Rusi, të cilët besohet se janë përdorur kundër Ukrainës.
Më herët këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 37 dronë iranianë “Shahed-136” dhe tre raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia u rrëzuan gjatë natës të së dielës dhe të hënën./21Media

Back to top button