Skepticizëm për arritjen e marrëveshjes finale brenda javësh

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se ka dëgjuar nga kolegët evropianë se bëhet fjalë për “çështje javësh dhe jo vitesh”
Por, analistët janë skeptikë se diçka e tillë mund të arrihet brenda javësh.
Analisti, Dritëro Arifi për portalin rtv21.tv duke përmendur vizat e shpeshta të emisarëve të SHBA-së, BE-së, Francës e Gjermanisë, tha se mund të arrihet një marrëveshje, por jo marrëveshja finale.
“Pra kjo është pavarësisht zoti Escobar tha është çështje javësh, por nuk besojmë se do të përfundojë marrëveshja finale brenda javësh sepse duke ditur që 23 vite nga përfundimi i luftës, 14 vite nga shpalljes së pavarësisë, as Bashkimi Evropian po as SHBA-ja nuk kanë qenë në gjendje që ta bindin Serbinë që ta njeh Kosovën, të largohet nga e kaluara… andaj mendoj që brenda disa javësh mund të kemi një marrëveshje çka nënkupton ajo ende është e paqartë, mirëpo pa njohjen reciproke normalisht pala më e dëmtuar do të jetë Kosova, siç ka ndodh tash pas 10 viteve, 15 viteve prapë të ulemi të bisedojmë, prapë kompromise, prapë kërkohet diçka d.m. th nuk është zgjidhje ideale por nëse qahet izolimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, specifikisht nëse marrim njohjen nga pesë vendet e BE-ë, por vetëm nëse e marrim një nga pesë vendet e BE-së nuk mund të kemi marrëveshje , por prapë nuk po e shoh atëherë kuptimin se për çka kemi me bisedu me Serbinë , po i bije kjo marrëveshja e re , korniza e re e dialogut i bie që të jetë vetëm Kosovë- BE, jo Kosovë- Serbi- BE sepse realisht aty po premtohet që mund të na njoftim pesë vendet e BE-së, s’ka lidhje me Serbinë”, tha ai.
Ndërkohë, edhe analisti tjetër, Fidan Ukaj, është skeptik se një gjë e tillë mund të arrihet.
“Një deklaratë e tillë e zotit Escobar vjen për shkak se zoti Escobar mund te ketë mare premtime nga palët se mund të këtë një marrëveshje të tillë. Mirëpo unë jam skeptik se mund te ketë një marrëveshje të tillë kaq shpejt për arsye se ne kemi me shumë se një dekadë që bisedojmë me Serbinë për çështje teknike e disa edhe politike dhe zbatushmëria e këtyre marrëveshjeve është minimale, e të themi se një marrëveshje me Serbinë është çështje javësh, për mua është e pa realizueshme”, deklaroi Ukaj për portalin rtv21.tv
Ai tutje shtoi se në marrëveshje finale me Serbinë do të marrë kohë duke tejkaluar javët e muajt e ardhshëm.
“Derisa Kosova është ne preambulën e Serbisë dhe deklarimet e presidentit serb se asnjëherë nuk do ta njohin Kosovën e ne anën tjetër vazhdimisht krijon probleme e deri ne kërcënime me ushtri ne kufijtë e Kosovës, kjo me krijon skepticizëm se kjo marrëveshje mund të jetë çështje javësh, andaj mendoje se një marrëveshje finale me Serbinë që do ta kishte edhe njohjen brenda do të marrë edhe shumë kohe sesa javët e muajt ne vazhdim.”, përfundoi Ukaj
“As vet Perëndimi nuk po është i sigurt se çka po dëshiron”
Në anën tjetër analisti, Dritëro Arifi tha se perëndimi nuk është në dijeni se çfarë po do konkretisht në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Pra është pak e pakuptimtë e pa qartë, këta po dojnë diçka me bë po as vet Perëndimi nuk po është i sigurt se çka po dëshiron. Ata duhet me njoftë Kosovën mandej të shohim tutje se si shkohet me Serbinë , por jo të bisedohet tash me Serbinë për me na njoftë pesë vendete BE-së, për mu është e pa kuptimtë si po e shtrojnë çështjen, por këto janë fuqi të mëdha ne mund të kërkojmë çka do të arrijmë atë nuk e di është shumë e vështirë të parashikohen gjërat si po ndodhin në terren por një gjë është e sigurt që ne duhet të mbështetemi te partnerët tanë strategjik, ato janë vetëm SHBA këto mbështetje shtesë por duhet të kemi kujdes se si po dëshirojmë ta mbyllim marrëveshjen finale”, tha Arifi./21Media

Back to top button