BE-ja dënon tensionet në veri: S’do të pranojmë asnjë veprim të mëtejmë provokues

Bashkimi Evropian ka reaguar për situatën në veri duke  thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprimet për të de-përshkallëzuar situatën atje.

BE-ja deklaron se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues,.

“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

“Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”.

Back to top button