Osmani: Veprimet e Policisë së Kosovës në veri janë legjitime, suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me situatën në veri duke thënë se Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës).

Ajo i ka cilësuar si legjitime veprimet e policisë, duke thënë se suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë! ”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button