BE-ja dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Në përgjigje të ftesës së Presidentit të Kosovës, Vjoa Osmani Pëfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Kaja Kallas ka vendosur të dërgojë një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ) për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025.

“Përfaqësuesja e Lartë ka emëruar Nathalie Loiseau, anëtare të Parlamentit Evropian, si Kryevëzhgues. Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të saj, do të demonstrojnë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike. Prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.”, thuhet në njoftim.

Kryevrojtuesja Nathalie Loiseau tha: “Ndihem e nderuar që shërbej si Kryevëzhguesja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme. Mezi pres të angazhohem me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë.” /21Media

Back to top button