Rama në Kuvendin e Kosovës: Dua të jemi bashkë në tryezën e BE-së, të jemi krah për krah!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të dy kuvendeve duke thënë se kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet që kur iu kishte adresuar kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipqërisë.
Kreu i qeverisë shtoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë krah për krah me njëra-tjetrën në tryezën e BE-së.
Ai kujtoi edhe porositë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se ai 20 vjet më parë tha diçka që na duhet edhe sot.
“”Objektivat e Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE, NATO dhe në miqësi përmante me SHBA-të” e themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit janë populli me dinamik në këtë pjesë të Evropës dhe Botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane. Këto fjalë kaq të thjeshta janë gjithçka për të mos e humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit përfundimtar me familjen e madhe Evropiane të të dy shteteve tona. Si dhe mos e hequr nga mendja se këtë shans historik shqiptarët mund ta shfrytëzojnë me sukses vetëm si “trimi i mirë më shokë shumë””, tha ai.
“Ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë për t’u bashkuar me Evropën, parafytyrojëni sesa më krenar do t’i bënim shqiptarët anë e mbanë, se çfarë vlerë ende më të madhe do t’i jepnim emrit të Shqiptarët dhe forcës së shqiptarisë kudo ku shqiptarët jetojnë. Sikur në këtë udhëtim do të ishim krah për krah me Kosovën sikur edhe Kosova të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht duke e hedhur vallen e kësaj kohe drejt shqiptarve në një ritëm me pagëzuesit e lirisë dhe bekuesit e pavarësisë së saj. Sikur në sofrën e BE-së të ishim bashkë në krye të vendit si një shëmbulltyrë dinamike dhe mishërim i vlerave evropiane, në këtë rajon jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vet gjeneza e vetë perëndimit”, tha Rama./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?