BE-ja e gatshme të diskutojë shqetësimet ruse të sigurisë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se duhet pranuar që të gjithë kanë shqetësime për sigurinë, përfshirë Rusinë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell i tha BBC-së se “për të përmbushur shqetësimet e të gjithëve, e vetmja mënyrë është të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë”.
Duke adresuar një shqetësim kryesor rus – mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s – Borrell thotë se vendi nuk është ende anëtar.
“Është një mundësi, por në terma praktike sot Ukraina nuk është anëtare e NATO-s”, tha ai.
Raportohet se disa trupa ruse po kthehen në bazë nga zona kufitare me Ukrainën./21Media

Back to top button