Reagon Ukraina: Ne do ta besojmë tërheqjen ruse kur ta shohim atë

Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve, thotë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni”, u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë, transmeton rtv21.tv.
“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi”, tha ai.
Kuleba shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Po ashtu, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha se për të besuar këmbënguljen e Rusisë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, duhet të largojë të gjitha trupat e saj të grumbulluara pranë kufirit./21Media

Back to top button