BE-ja i kërkon Kosovës që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojë situatën në veri

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte” ta shtensionojnë situatën në veri.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi  në Twitter përfaqësuesi  lartë i BE-së, Joseph Borrell.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut. “, ka shkruar ai.

Po ashtu  Borrell ka thënë se BE-ja dënon, siç ka thënë ai “dhunën tronditëse” në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm,

“Veprat e dhunshme të kryera ndaj  trupave të NATO_KFOR, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, ka shkruar tutje Borrell.

Protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u paralajmëruan edhe për sot, derisa qytetarët kanë filluar të mblidhen./21Media

Back to top button