BE-ja me marrëveshje të re për naftën ruse

Liderët e BE-së kanë bërë kompromis dhe kanë rënë dakord për një marrëveshje për të bllokuar shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
Ndalimi në mbarë BE-në do të prekë naftën që arrin nga deti – rreth dy të tretat e importeve – por jo naftën e tubacionit, pas kundërshtimit nga Hungaria, transmeton rtv21.tv.
Polonia dhe Gjermania janë zotuar gjithashtu t’i japin fund importeve të tubacioneve, që do të thotë se një total prej 90% të naftës ruse do të bllokohet.
Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se marrëveshja ndërpreu një burim të madh financimi për makinën ruse të luftës.
Është pjesë e një pakete të gjashtë sanksionesh të miratuara në një samit në Bruksel, për të cilën të 27 vendet anëtare duhet të bien dakord.
Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj. BE-ja i paguan Rusisë rreth 400 miliardë euro në vit në këmbim.
Çmimet e naftës u rritën pas lajmeve për embargon e BE-së, me naftën bruto Brent që u rrit mbi 123 dollarë për fuçi, niveli i saj më i lartë që nga marsi./21Media

Back to top button