Kaloni te përmbajtja kryesore

BE-ja nuk i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Një ditë pasi i bëri thirrje Bashkimit Evropian të heq masat shtrënguese ndaj Kosovës, që u morën për shkak të përshkallëzimeve në pjesën veriore të vendit, kryeministri Kurti gjatë ditës nuk dha një përgjigje gjatë vizitës së tij në Klinikën e Onkologjisë.

Por, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, i tha RTV21 se Qeveria i ka përmbushur obligimet e marrëveshjes për de-eskalim të situatën në veri. Kërkoi nga BE-ja që sa më parë t’i shfuqizoj masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“çfarë po kërkon më shumë BE-ja nga Kosova, është më së miri t’i parashtrohet BE-së. Ne kemi thënë që masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe presim që ato të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren”.

Bashkimi Evropian ka kërkuar hapa të tjerë nga Qeveria për de-eskalimin e situatës në veri. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, një ditë më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës i arsyetoi me sjelljen, siç tha, jo evropiane të Qeverisë së Kosovës për shtendosje të situatës në veri.

Në Kosovë ndërkaq, opozita ka kritikuar Kurtin se nga kokëfortësia e tij Kosova po paguan çmimin e ndëshkimeve nga BE-ja dhe SHBA-ja. Nënkrytarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Qeveria po tregon paaftësi për zgjidhjen e problemit në veri.

‘’
qytetarët e Kosovës nuk është mirë të paguajnë çmimin e qasjes së papërgjegjshme të kryeministri”.

Analistja politike, Arta Tahiri, tha se Kosova po i paguan pasojat e veprimeve të përhershme të kryeministrit Kurtit. Sipas saj, tani Qeveria ka ndërmarr hapa drejtë shtensionimit të situatës dhe, BE-ja duhet t’i marr parasysh këto verpime dhe ti heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

‘’Qeveria ka filluar të ndërmarr hapa konkret dhe tashmë do të ishte e nevojshme që BE-ja të filloj heqjen e masave”.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të sillen në mënyrë evropiane për uljen e tensioneve duke iu kthyer procesit të dialogut të Brukselit/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button