BE-ja po financon blerjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në histori që ndërmerr një hap të tillë.
Kjo u bë e ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo njoftoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja që synojnë Rusinë dhe Bjellorusinë dhe një ndalim që Rusia të përdorë hapësirën ajrore evropiane.
“Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit. Ne po e mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë dhe kjo do të ndodhë për secilin aeroplan nga Rusia. Ne gjithashtu do t’i ndalojmë edhe mediat ruse në hapësirat e Bashkimit Evropian. Ne jemi duke ndaluar lajmet dhe dezinformatat nga Rusia”, tha von der Leyen./21Media
Back to top button