Përfundon seminari për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) kanë organizuar Seminarin për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së.
Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Ligjërues në Seminarin ishin ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.
Zyrtarët e FIBA-s do të jenë të pranishëm edhe në ndeshjen Kosovë – Norvegji që do të zhvillohet më 27 shkurt në ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Qëllimi i organizimit të këtij Seminari ishte zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.
Krahas ligjëruesve në Seminar dhe në një vizitë pesë ditore në Kosovë do të qëndrojnë edhe Radmila Turner, Përgjegjëse për Federatat Nacionale në FIBA Europe dhe Florian Pasquet, Përgjegjës për Federatat Nacionale në FIBA Bota, të cilët do të jenë në rolin e monitoruesve në Seminarin për Klube dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime me krerët e FBK-së, dhe me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së për të diskutuar për punën që është bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025./21Media

Back to top button