BE: Kërkesa e Osmanit për Gjykatën Speciale në përputhje me ligjin

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka njoftuar se kërkesa e Kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, për Gjykatën Speciale është në përputhje me dispozitat e parashikuara me ligj dhe Kushtetutë.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht pritjet tona që autoritetet e Kosovës të mbështesin angazhimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Vendimi i marrë nga Kryetarja e Kuvendit që ta drejtojë amendamentin e propozuar kushtetues te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese është plotësisht në përputhje me dispozitat e vendosura në Kushtetutë dhe Ligj”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Vjosa Osmani i ka nisur të premten letër presidentes së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, rreth kërkesës së bërë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale./21Media

Back to top button