35 të arrestuar në Karaçevë, të përfshirë policë shqiptarë e serbë

 

Mbrëmë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, është realizuar një aksion ku janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku prej tyre janë 12 zyrtarë policorë.

Zejnullah Surdulli, major në Policinë e Kosovës tha se operacioni ka pas për qëllim luftimin e veprave penale komtrabandimin me mallra, trafikim me njerëz si dhe ofrimi i lokaleve për prostitucion.

“Në zonën e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinosë, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klientë të tyre, si dhe janë konfiskuar 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kanë qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale. Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar si prova materiale 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3 mijë e 950 euro”, theksoi ai.

Sipas tij në këtë aksion janë arrestuar 8 zyrtarë policorë shqiptarë, 3 serbë dhe sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë./21Media

Back to top button