BE kërkon dënimin e prodhuesit të AstraZenecas

 

Bashkimi Evropian dërgoi prodhuesin e vaksinave AstraZeneca në një gjykatë në Bruksel dhe nën akuzat për keqbesim në lidhje me shpërndarjen e shpejtë në 27 vendet anëtare të BE.

BE kërkoi dërgimin e dozave të humbura në rajon dhe akuzoi AstraZeneca për shtyrjen e dërgesave në mënyrë që kompania anglo-suedeze të mund të shërbente të tjerët, dhe Britaninë në veçanti.

Avokatët e AstraZeneca mohuan çdo akuzë dhe thanë se firma farmaceutike gjithmonë ka bërë çmos për të kryer dorëzimet.

Kontrata e AstraZeneca me Komisionin Evropian, parashikonte që 300 milionë doza të shpërndaheshin, me një mundësi për 100 milionë të tjera.

Dozat pritej të dorëzoheshin përgjatë vitit 2021 por, vetëm 30 milionë u dërguan në tremujorin e parë.

Avokati i BE, Rafael Jafferali i tha gjykatës se AstraZeneca pret të dorëzojë numrin e përgjithshëm të dozave të kontraktuara deri në fund të dhjetorit, por ai tha se “me një vonesë prej gjashtë muajsh, është padyshim një dështim”.

Komisioni dëshiron që gjykata të urdhërojë shpërndarjen e 90 milionë dozave shtesë deri në fund të qershorit dhe dorëzimin e 180 milionë dozave të mbetura deri në fund të tremujorit të tretë të 2021.

Derisa kompania të risjellë dozat e vonuara, Jafferali kërkoi nga gjykata që të detyrojë AstraZenecan të paguajë 10 euro në ditë për çdo dozë jo të dorëzuar dhe të gjobisë prodhuesin e ilaçeve me 10 milionë euro (12.2 milionë dollarë) në ditë dhe shkelje të detyrimeve kontraktuale të kompanisë ./21Media

Back to top button