Ndodhi në Kosovë, e mitura dyshohet se u përdor për prostitucion

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur muaj më parë në Ferizaj.

Një vajzë e mitur pretendohet që gjatë muajit janar është përdorur për qëllime të prostitucionit nga një grua.

Sipas Gjykatës së Ferizajt vajza është dërguar në disa villa në fshatin Jezerc dhe se aty është zbuluar vepra pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit.

Andaj, lidhur me këtë Gjykata në Ferizaj, të pandehurës M.R., i ka caktuar masën e paraburgimit.

Gjykata njofton se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i ka vërtetuar faktin se e pandehura dyshohet se më 6 janar 2021, në fshatin Jezerc, përkatësisht në disa villa të këtij fshati, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit – përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurën, janë siguruar të dhëna të rëndësishme, se me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror për vete, ka marr pjesë në trafikimin e vajzës së mitur.

“E dyshuara përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimës, së një të miture, të njëjtën e ka shfrytëzuar me qëllim të prostitucionit, ku pasi ka arritur marrëveshje me personin N.M. pronar i një kafiterie, ka keqpërdorur në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të viktimës së mitur, pas arritjes së kësaj marrëveshje N.M. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur me pagesë”, njofton gjykata në Ferizaj.

Tutje Gjykata njofton se personi N.M., i ka paguar të pandehurës shumën prej 40€ për marrëdhënie seksuale, e po ashtu të njëjtën e ka mbajtur nën kontroll dhe duke e shfrytëzuar për qëllime seksuale, i ka siguruar persona të ndryshëm që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, në këmbim të parave, e të cilat para më pas i merr për vete./kallxo

Back to top button