BE kërkon themelimin, me urgjencë, të Asociacionit

Zëdhënësi i BE-së tha se janë në dijeni të votës së Serbisë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës por tha se i takon vendeve anëtare të Këshilit të Evropës të vendosin për çështjet që ju takojnë. Stano tha se BE-ja është e përqëndruar në çështjet e dialogut si lehtësues i tij dhe nënvizoi se pritjet janë që të dyja palët të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes.

“Ne i kemi paraqitur të dyja palëve një propozim me qasjen hap pas hapi të fazave të zbatimit me qëllim që t’ju ndoihmojmë atyre në procesin e zbatimit. Kjo nënkupton se secila palë duhet të bëjë diçka me qëllim që të marr diçka.”, tha ai.

Zëdhënësi i BE-së ju bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë mënjanë deklaratat dhe shkëmbimet publike dhe të merren me veprime konkrete. Sipas tij, të gjitha marrëvehsjet e arritura në të kaluarën duhet të zbatohen dhe një prej tyre që Stano e cilësoi si thelbësore dhe urgjente është themelimi i Asociacionit të Komuanve me Shumicë Serbe.

“Është qëndrimi ynë se Asociacioni duhet të themelohet. Mënyra se si do të themelohet mund të diskutohet dhe ne jemi këtu të ndihmojmë dhe kjo i është komunikuar në raste të ndryshme palëve. Kjo është pjesë e detyrave të shtëpisë që duhet të përmbushet.”, tha ai.

Stano rikujtoi se përkushtimi në nivelin më të lartë është shndërruar në një cështje ligjore obligative si pjesë e anëtarësimit për të dyja palët, duke përfolur një pikë të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

“Përparimi në dialog dhe përparimi në zbatim do të reflektohet edhe në aspektin politik, ekonomik dhe financiar dhe në rolin e tyre të anëtarësimit. Është cështje e kredibilitetit, sinqeritetit dhe të përkushtimit të të dyja palëve se si do të zbatohen marrëveshjet, sepse kjo vendos se si po ecin ata përpara për të përmbushur prioritetet strategjike që janë vendosur nga ata vetë dhe për të ecur në rrugën e anëtarësimit eventual në BE.”, pohoi Stano.

Stano: BE-ja është në dijeni për votën e Serbisë kundër Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën se janë në dijeni se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por nuk ka dashur të përgjigjet nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndonëse u pyet disa herë nga gazetarët, zëdhënësi i BE-së ka shkurt se “janë në dijeni për atë që ndodhi në Këshillin e Evropës”.

“Mund vetëm të kujtoj se e kemi parasysh votimin dhe atë që ndodhi dje në Këshillin e Evropës, dhe po fokusohemi në pikat si lehtësues të dialogut Prishtinë-Beograd për pikat që u përpoqa t’i numëroj shkurt pak më parë”, tha ai.

Ani pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, BE-ja konsideron se ajo është e detyrueshme.

“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.

I pyetur nëse BE-ja sheh ndonjë lloj përputhje kohore dhe ngjashmëri mes asaj që po ndodh në aspektin e bojkotit të partisë Lista Serbe në Kosovë dhe asaj që po ndodh në Bosnje dhe Hercegovinë, Stano ta se nuk do të bënte ndonjë lidhje.

“Në pyetjen e dytë, unë nuk do të bëja ndonjë lidhje ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe asaj që po ndodh në dialogun Kosovë-Serbi, këto janë dy çështje të ndryshme që trajtohen në mënyra të ndryshme”, u shpreh ai.

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.

Ndërsa sot (e martë) vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Back to top button