KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në veri

(Lajm i përditësuar)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës të dielën. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas numërimit të gjitha fletëvotimeve KQZ-ja ka njoftuar se në Leposaviq ka fituar Lulzim Hetemi (VV) me 73.5% të votave.

Në Komunën e Zubin Potokut, ka fituar Izmir Zeqiri nga PDK me 52.2%

Ilir Peci nga PDK do të udhëheq komunën e Zveçanit, me 59% të votave.

Në Mitrovicën e Veriut, me 66.9 % të votave ka fituar Erden Atiq nga VV-ja.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1 mijë e 567 votues apo 3.47% e trupit zgjedhor.

Të dielën e 23 prillit janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës./21Media

 

08:45-KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të shpallen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës

Përmes një komunikate për media, nga KQZ kanë thënë se të martën nga ora 13:15 mban mbledhjen e radhës.

Pikë e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultateve për zgjedhjet për kryetar të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Ndryshe, në zgjedhjet e komunave veriore kanë marrë pjesë 3.47% e qytetarëve me të drejtë vote.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shpallja e Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq

3. Raport i Këshillave të KQZ-së

-Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të KQZ-së për Kuvendin e Republikës
së Kosovës – 2022

4. Të ndryshme.

Back to top button