BE me sy nga zgjedhjet: Në lista njerëz me integritet, zgjedhjet të jenë të lira

 

Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri zhvilloi sot në Bruksel mbledhjen e 11-të të tij, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ishte në fokus të takimi të 11 mes krerëve të unionit dhe përfaqësuesve të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrel dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së vunë theksin tek zgjedhjet e 25 prillit.

“Në kontekstin në të cilin jemi pra zgjedhejt që do të ketë në Shqipëri më 25 Prill. Ne theksojmë nevojën që të gjithë të bëjmë të pamundurën që të sigurojnë që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Kjo është kyçe për të treguar se vendi dëshiron që të luftojë korrupsionin dhe lufta kundër korrupsionit është një nga aspektet kyçe të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe të një demokracie funksionale. Sa i përket zgjedhjeve ne kemi një mesazh për të gjithë udhëheqësit politikë dhe për të gjitha partitë: Integrimi europian duhet të jetë një objektin i të gjithëve të cilët ju të gjithë e ndani dhe kërkohet angazhimi i të gjithëve për të patur dialog konstruktiv. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike, nuk i shërben vendin pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Dhe në fund të fjalës time më lejoni të them që ne mezi prezim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues.”, tha Josep Borell.

“Shprehëm shpresën që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme dhe do të kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare. Inkurajuam autoritetet shqiptare të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës. Vazhdoni të ecni përpara pavarësisht zgjedhjeve.”, tha Olivér Várhelyi.

Në konferencën e përbashkët për mediat, komisioneri për zgjerimin e BE-së, Varhelyi deklaroi se: Gjithçka është përmbushur për konferencën e parë ndërqeveritare.

Në përgjigje ndaj Ramës ndaj pakënaqësisë së tij për sigurimin e vaksinave nga BE, Varhelyi u shpreh: Nuk kemi harruar Ballkanin perëndimor është përparësi. Do të ketë një shpërndarje të parë, nga Astra Zeneka në Shqipëria

Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri vlerëson reformën në drejtësi e kërkon dialog politik për 25 prillin

Këshilli rishikoi dhe vuri në dukje progresin në fushat e reformave duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin.

Këshilli vlerësoi edhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, teksa theksoi se në një periudhë të tillë është shumë e rëndësishme dialogu konstruktiv mes të të gjitha palëve politike.

Takimi u drejtua nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit, Josep Borrell.

Delegacioni shqiptar drejtohej nga Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe Kryenegociatori për Shqipërinë në BE, Zef Mazi.

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, ishte gjithashtu i pranishëm duke përfaqësuar Komisionin Evropian./oranews

Back to top button