Edhe nëntë viktima nga Covid-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9 persona të vdekur si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar edhe 467 raste pozitive, me këto viktima numri i total i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 608.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

IKShPK-ja bënë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063, kurse numri i rasteve aktive është 8.026.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj. /21Media

Back to top button