BE mirëpret vendimin e Qeverisë për Manastirin e Deçanit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Szunyog ruajtja Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit./21Media
A good day for the rule of law in #Kosovo!
The long-awaited implementation of the 2016 Constitutional Court decision on the case of @DecaniMonastery & the registration of the Monastery’s land is finally a reality (1/2)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2024