BE ndihmon Malin e Zi me 53 milionë euro

50 milionë për programe afatgjate

Bashkimi Evropian do të dhurojë tre milionë euro për Malin e Zi, si një ndihmë emergjente për shëndetin dhe 50 milionë për programe afatgjate në përputhje me nevojat, veçanërisht për shëndetësinë, ekonominë dhe sipërmarrësit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga kreu i delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav, përmes një postimi në Twitter.

Kujtojmë që, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 16 mijë njerëz. Mbi 382 mijë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 102 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Back to top button