BE për takimin Gjuriq-Radoiçiq: Po presim një raport zyrtar të hetimeve dhe pastaj do të shohim si ta trajtojmë përgjegjësinë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se nuk ka pasur shumë punë që është kryer në zbatim, për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve Kosovë-Serbi. Ndërsa, shtoi se priorteti kryesor i BE-së është që palët të fillojnë të zbatojnë, në mirëbesim, atë për të cilën janë përkushtuar.

“Ne asnjëherë nuk paralajmërojmë agjendat e cilitdo takim të radhës në kuadër të dialogut të Prishtinës dhe Beogradit, qoftë të nivelit të kryenegociatorëve ose të nivelit të lartë. Mund ta them një gjë: fatkeqësisht nuk ka pasur shumë punë që është kryer në zbatim, për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve. Prioritet yni kryesosr është që ata të fillojnë të zbatojnë, në mirëbesim, atë për të cilën janë përkushtuar. Pa i diskutuar hapat proceduralë, ajo që është prioritet kryesor është të sigurohemi që zbatimi të nis sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ku jemi përqëndruar dhe kjo është ajo që mund të komentojmë sa më shumë që të jetë e nevojshme por për procedurat ne nuk do ta bëjmë. E kemi thënë shumë herë gjatë procesit të dialogut, përgatitjet në hapat individual, fazat individuale janë diçka që supzohet se duhet të trajtohet në procesin e punës dhe puna përgjithësisht nuk është bërë dhe nuk mund ta komentojmë çdo ditë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket takimit ndërmjet të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq, me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stano ka thënë se nuk iu takon të komentojnë “çdo takim” dhe se po presin një raport përfundimtar zyrtar të hetimeve.

“Nuk na takon neve që ta komentojmë çdo takim të pjesëtarëve të adminstratës serbe që zhvillojnë me njerëz të ndryshëm. Mendoj se atë që takoni refleton mbi ju posaçërisht kur takoheni, posaçërisht, me një të dyshuar për vepra kriminale. Pur kur aludoni në Banjskë: qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne po presim një raport përfundimar zyrtar të hetimeve dhe pastaj do të shohim se si ta trajtojmë përgjegjësinë. Tani për tani nuk kemi parë një raport të tillë këtu në Bruksel”, tha Stano./RTV21/21Media

Back to top button