BE pret vazhdimin e dialogut të mërkurën në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen më 29 shtator në Bruksel, konfirmoi zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Ky takim u njoftua dje nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili u bëri thirrje palëve që të de-përshkallëzojnë situatën në veri të Kosovës.
Borrell tha se “dialogu i ndërmjetësuar nga BE është ende platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat”.
“Ardhja e negociatorëve kryesorë në Bruksel në ditët në vijim është hapi i parë pozitiv. Është vendimtare që ata të vijnë me një mandat për të diskutuar rrugën e mëtejshme dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që janë në interes të qytetarëve.”, tha kryediplomati evropian.

Back to top button