BE pritet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor me 30 miliardë euro

 
 
 
Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre post-COVID-19.
Kështu deklaroi të hënën Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike.
Në një shkrim në Twitter, Varhelyi u shpreh se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete.
Ndryshe, në takimin e ftuar nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

Back to top button