Sot jepen fjalët përfundimtare për rastin e Liridona Ademajt

Sot nga ora 9 do të jetë seanca e fundit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku në këtë seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare.
Këtë e ka bërë të ditur vëllau i Ademajt i cili tha shpresojnë që gjykata do të jap dënimin e merituar për të akuzuarit.
“Neser në ora 9 fillon seanca në rastin e Liridones tonë ku pritet të prezentohen fjalët përfundimtare. Kjo pritet të jetë seanca e fundit dhe pastaj gjykata do të shpallë vendimin e saj. Shpresojme qe gjykata do te jepë dënimin e merituar për të gjithë”, ka shkruar ai.
Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.