BE pro “Ballkanit të Hapur”

Në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, foli edhe eurokomisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. 

Varhelyi ka dalë haptas pro iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, duke ftuar edhe shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës.“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe u krijua me Tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon u la mënjanë. E konsideroj këtë iniciativë një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës. Është ky përfundim që e kam nxjerrë unë. Vazhdoni ta nxitni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, për ekonomi, shoqëri. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë”, ka thënë ai duke shtuar se mund të përfshihet si mbështetës i nismës.
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mahet takimi zyrtar mes Kryeminstrt të shqipërisë, Edi Ramës, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit dhe Kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev./21Media 
Back to top button