Thyhet gota në takimin e “Ballkanit të Hapur”, Rama: Syri i keq sa mori një goditje

Në takimin e sotëm ndërmjet liderëve të nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq, është thyer një gotë teksa Rama po ia kalonte fjalën te komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i lidhur me Skype.
Këtë situatë, kryeministri shqiptar e kaloi në batutë duke thënë se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.
“U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.
Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Nismën “Ballkani i Hapur” janë tri vende të Ballkanit Perëndimor që kundërshtojnë të bëhen pjesë e saj: Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi./21Media

Back to top button