BE propozon sanksione kundër Rusisë në emër të Navalny

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur në Bruksel ku po takohen liderët e BE-së.

Ai thotë se blloku duhet t’i dërgojë një “mesazh mbështetjeje” opozitës ruse.

Anëtarët pritet të diskutojnë sanksionet e reja kundër Moskës në takimin e sotëm, duke planifikuar t’i vendosin ato deri në dy vjetorin e luftës në Ukrainë.

Borrell propozoi gjithashtu që BE-ja të riemërtojë regjimin e saj të sanksioneve për të drejtat e njeriut, i cili synon individët dhe entitetet përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, në emrin e të ndjerit Navalny./21Media

Back to top button