BE reagon për rastin e Klan Kosovës

(Lajm i përditësuar)


BE reagon për rastin e Klan Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në reagimin e BE-së thuhet se janë të shqetësuar dhe se po i monitorojnë nga afër zhvillimet, përcjell Klankosova.tv.

“Të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.


​Rohde: Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, ka shkruar Rohde nw Twitter.

Ai ka shkruar se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të Kosovës në renditjen e fundit globale për lirinë e medias.


Abbott reagon në rastin e Klan Kosovës, i kërkon institucioneve të kenë kujdes

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për pezullimin e certifikatës së regjistrimit të biznesit të televizionit Klan Kosova.

Abbott ka shkruar në Twitter se vendimi për licencën e biznesit të Klan Kosova, është ende subjekt ankimi.

“I kërkoj institucioneve përkatëse të mendojnë me kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, ka shkruar ai.

Back to top button