BE: Rreshtimi me Putinin e izolon ndërkombëtarisht Republikën Serbe

Bashkimi Evropian e ka dënuar vendimin e presidentit të entitetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, për ta dekoruar presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se rreshtimi me Putinin, në rrethanat e një agresioni rus ndaj Ukrainës, e izolon ndërkombëtarisht Republikën Serbe dhe udhëheqjen e saj. Deklarimet e BE-së pasuan një vendim të udhëheqjes së Republikës Serbe që në ditën e këtij entiteti në Bosnjë Hercegovinë më 9 Janar, të shpallur si jo kushtetuese, ta dekorojë presidentin rus Vladmir Putin me dekoratën më të lartë të këtij entiteti.
Bashkimi Evropian i përçoi porosi udhëheqësit të serbëve të Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik, se vendimi për t’i ndarë dekoratën më të lartë të entitetit të Repbulikës Serbe për presidentin rus Vladimir Putin është i turpshëm dhe devijues. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se  Dodik është  në dijeni të kundërshtimit të BE-së dhe vendeve anëtare të tij ndaj të gjithë retorikës përçarëse dhe hapave të tjerë që minojnë unitetin, tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Bosnjë Hercegovinës. Qëndrimi i BE-së pasoi vendimin e presidentit të entitetit të Republikës Serbe në Bosnjë Hercegovinë që tya dekorojë Presidentin Putin me dekoratën më të lartë të këtij entiteti, për siç ka thënë “përkujdesjen patriotike dhe dashurinë ndaj Republikës Serbe”
“Putini është përgjegjës i drejtpërdrejt për agresionin ilegal mbi Ukrainën. Ai është njeriu që ka dhënë urdhëra sipas të cilave civilët ukrainës janë vrarë dhe mbi bazën e të cilit infrastrukrura civile ukrainase është shkatërruar. Rreshtimi me Putinin në këto rrethana e izolon Republikën Serbe dhe lidershipin e saj ndërkombëtarisht. Nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që dekorojnë dhe shpërblejnë politikanët që japin urdhëra për shkatërrimin e shtetit fqinj dhe vrasjen e qytetarëve të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për secilin. Ky vendim i udhëheqjes në Republikën Serbe është për keqardhje dhe devijues”, deklaroi Stanov.
Stano tha se Dodik i di mirë pritjet e BE-së dhe anëtarëve të saj dhe e di mirë çfarë duhet të bëjnë ai dhe autoritetet e Bosnjë Hercegovinës me qëllim që të ecin përpara në rrugën evropiane, për të përmbushur ambicet e qytetarëve të Bosnjë Hercegovinës. Ai tha se BE-ja do të vlerësojë hapat e mëtejmë ndaj veprimeve të udhëheqësit serb Dodik.
Udhëheqësi i serbëve të Bosnjë Hercegvinës, Milorad Dodik, që njihet për qëndrimet e tij nacionaliste në shumë raste e ka takuar presidentin rus Putin dhe është angazhuar publikisht për bashkiin e Republikës Serbe me Serbinë, duke rënë ndesh me Marrëveshjen e Daytonit dhe angazhimet ndërkombëtare në Bosnjë.
Dekorata për Putinin u dha në një ditë që serbët e Bosnjës e festojnë si Dita e Republikës Serbe, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës e ka shpallur 9 janarin, me dy vendime si kundërkushtetuese. Autoritetet në Republikën Serbe e festojnë 9 janarin si një datë kur në vitin 1992 në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i serbëve të Bosnjës mori vendimin për shpalljen e Republikës së popullit serb të Bosnjës, si tërësi e pavarur brenda Bosnjë Hecegovinës, me syniminn që t’I bashkohej asaj që mebti nga Jugosllavia e shpërbërë./21Media 

Back to top button