Beatrix uron nënën për 8 Mars: Përqafimet e saj janë shëruese…

 

Një urim të veçantë për nënën ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në Instagram, ajo ka postuar sot një video ku shihet teksa përqafon nënën e saj, Antigonën.
Në dedikimin që ka bërë për nënën, Beatrix ka thënë se prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm.
“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë. Të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime. Urime ‘Dita e Grave’ dashuria ime”, ka shkruar Beatrix në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)


Çdo vit më 8 Mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas./21Media

Back to top button